Termat dhe Kushtet

Kjo Marrëveshje u ndryshua për herë të fundit më 27 Maj 2019.

POLITIKAT E PRIVATËSISË

Infiniti Group Sh.p.k mbledh dhe përpunon të dhënat personale të klientëve të saj në përmbushje të të drejtave dhe detyrimeve të saj ligjore dhe kontraktuale dhe në përputhje të plotë me Ligjin Nr.9887, datë 10.3.2008, « Për mbrojtjen e të dhënave personale » (të ndryshuar).Në kuadër të përdorimit të faqes zyrtare të internetit www.infinitigroup.al, Infiniti Group Sh.p.k mund të mbledhë në mënyrë direkte të dhëna personale nëpërmjet plotësimit të formularëve për kërkesa online ndaj Infiniti Group Sh.p.k të cilat regjistrohen në sistemet e saj apo të ofruesve të shërbimit të autorizuar prej saj.

Plotësimi i këtyre të dhënave është vullnetar.Infiniti Group Sh.p.k siguron subjektet e të dhënave personale se të dhënat e tyre mblidhen dhe përpunohen vetëm për qëllime të realizimit të marrëdhënies kontraktore dhe informative.

Duke përdorur portalin dhe/ose duke duke dhënë miratimin për rregjistrimin/kontakt, subjektet e të dhënave japin pëlqimin për procesimin e mëtejshëm të tyre si dhe garantojnë që të dhënat personale të plotësuara janë të sakta, të vërteta dhe të përditësuara.

Për më tepër, subjekti i të dhënave personale është përgjegjës për përditësimin e të dhënave të rregjistruara për të siguruar që informacioni është përditësuar vazhdimisht dhe në mënyrë të plotë.Subjektet e të dhënave personale kanë të drejtë të kërkojne akses në të dhënat e tyre si dhe të kërkojnë që këto të dhëna të korrigjohen apo të përditësohen në përputhje me kërkesat e nenit 13 dhe 18 të Ligjit 9887 datë 10.3.2008 « Për mbrojtjen e të dhënave personale .Infiniti Group Sh.p.k garanton se ka marrë të gjitha masat fizike, teknike dhe operacionale për ruajtjen e konfidencialitetit si dhe mbrojtjen nga humbja, shkatërrimi, dëmtimi apo edhe shpërndarja e pautorizuar, në përputhje me kërkesat e Ligjit Nr.9887, datë 10.3.2008, « Për mbrojtjen e të dhënave personale » (i ndryshuar)

Të dhënat personale, të mbledhura dhe të ruajtura në databaza të Infiniti Group Sh.p.k, do të përpunohen nga punonjësit dhe / ose bashkëpunëtorët e kontrolluesit të të dhënave ose të atyre personave të ngarkuar me përpunimin. Këto të dhëna nuk do të transferohen ose komunikohen te palët të treta, përveç rasteve kur është dhënë pëlqimi ose kur ky informacion kërkohet nga organet kompetente sipas ligjit.

Subjektet e të dhënave kanë të drejtën e refuzimit të pëlqimit në çdo kohë për grumbullimin dhe përdorimin e të dhënave të tyre të njoftuara vullnetarisht si dhe të kërkojnë fshirjen e këtyre të dhënave duke ushtruar të drejtën e zgjidhjes së kontratës së lidhur mes palëve.

Duke u njohur me përmbajtjen e kësaj rubrike, subjektet e të dhënave kanë pranuar kushtet dhe termat në lidhje me politikat e privatësisë të Infiniti Group Sh.p.k

 

ANULLIMI I POROSISË

Klienti ka të drejtë të anullojë porosinë e tij, në rast mospërmbushje nga Infiniti Group Sh.p.k të kushteve të dorëzimit të parashikuar duke njoftuar me email në adresën info@igalbania.al ose në numrin e telefonit të shërbimit:

Kërkesa për anullim do të merret parasysh nga Infiniti Group vetëm nëse përgatitja, dërgimi apo dorëzimi i produkteve të porositura nuk ka ndodhur sipas kushteve te pershkruara ne këto Kushte.

Për rastet e mësipërme të anullimit, Klienti do të rimbursohet për pagesën e kryer brenda një afati prej 4 ditë nga marrja e kërkesës nga Infiniti Group

 

KTHIMI I PRODUKTEVE.

Në zbatim të Nenit 37 te Ligjit 9902, datë 17.04.2008 “Për Mbrojtjen e Konsumatorëve”, Klienti ka të drejtë të heqë dorë nga kontrata pa penalizim dhe pa dhënë arsye, brenda nje afati prej 14 ditësh kalendarike nga data e dorëzimit të produkteve të porositura.

Produkti duhet të kthehet në adresën e përcaktuar nga Infiniti Group, me paketimin dhe ambalazhimin e tij, të mos jetë përdorur dhe tё shoqërohet me të gjithë aksesorët, udhëzimet e përdorimit, dokumentat që vërtetojnë blerjen në rrugë elektronike si dhe formularin e autorizimit të kthimit të plotësuar; nëse Produkti nuk dorëzohet I tillë në mënyrën e përshkruar në këtë pikë, nuk do të pranohet nga Infiniti Group.

Kostot e transportit për kthimin e porosive të anulluara do të mbulohen nga Klienti.